Ronaldo për momentin ka vetëm një ofertë
Karriera e Cristiano Ronaldos mund të marrë një kthesë të fortë dhe të papritur. Asi portugez është një lojtar i lirë pasi prishi kontratën me Manchester United, por kjo nuk mjafton për të gjetur një skuadër të re, të paktën jo në Evropë, aty ku ai dëshiron.
Mbi tavolinën e yllit portugez ekziston vetëm një ofertë, ajo e Al-Nassr, por edhe këtu gjërat nuk janë ashtu siç flitej. Sipas “AS”, paga është shumë larg asaj që është lakuar në media. Që nga 22 nëntor, ditë kur Manchester United njoftoi divorcin me Ronaldon. Sulmuesi portugez mori një propozim zyrtar nga Al Nassr, për një kontratë deri në 2025.
Në Evropë janë përfolur shumë për Atletico Madrid dhe Chelsea, por deri më tani nuk ka pasur asnjë kontakt konkret mes palëve për të gjetur një marrëveshje.