Ronaldo, pjesë e Portugalisë për ‘Euro 2024’

07 qershor 2024 | 11:10

Portugalia e ka publikuar listën zyrtare të futbollistëve për Kampionatin Evropian që nis javën e ardhshme në Gjermani.

Trajneri, Roberto Martinez, ka zbuluar 26 futbollistët që do t’i marrë me vete në Evropianin e Gjermanisë.

Pjesë e përbërjes padyshim që do të jetë edhe Cristiano Ronaldo, i cili edhe pse gati në fund të karrierës nuk po ndalet së shënuari në Arabinë Saudite.

Përbërja e plotë:

Portierë:

Diogo Costa, Sa dhe Rui Patricio

Mbrojtës:

Antonio Silva, Ruben Dias, Nuno Mendes, Joao Cancelo, Semedo, Dalot, Danilo Pereira, Inacio dhe Pepe

Mesfushorë:

Bruno Fernandes, Palhinha, Vitinha, Joao Neves, Otavio dhe Ruben Neves

Sulmues:

Bernardo Silva, Cristiano Ronaldo, Leao, Jota, Joao Felix, Conceiçao, Pedro Neto dhe Ramos

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ceremonia e Topit të Artë do të mbahet më 28…