Ronaldo po planifikon dasmë me Georginën, data mbetet sekrete: Mund të jetë…
Cristiano Ronaldo tashmë ka nisur planifikimet për martesë me partneren e tij, Georgina Rodriguez.
Mediat spanjolle shkruajnë se futbollisti i Manchester United pranoi në dokumentarin e fundit të “Soy Georgina” në “Netflix” se ishte “1000 për qind i sigurt” se do të përfundonte në martesë me bukuroshen brune.
Raportimet sot në showbiz-in spanjoll dhe faqet sportive thanë se çifti tani kishte më shumë fatura për të paguar, për shkak të përgatitjeve për ditën e tyre të madhe.
“Ata kanë shpenzime shtesë sepse janë duke përgatitur martesën e tyre. Cristiano ka gjetur partneren e tij perfekte te Georgina dhe i ka kërkuar dorën e saj për martesë. Ata ende nuk kanë zbuluar datën e ceremonisë”, shkruan gazeta dixhitale spanjolle “OK Diario”.
“Mund të jetë brenda një viti ose mund të jetë në gjashtë muaj. Jam 1000 për qind i sigurt se do të ndodhë”, ka thënë Ronaldo në dokumentarin e partneres së tij.
Lajmet për dasmën e çiftit të famshëm dolën pasi u përhap lajmi se 37-vjeçari i kalon në llogari modeles një shumë marramendëse çdo muaj, që i duhen për mirëmbajtjen e fëmijëve.
28-vjeçarja ka një vajzë 4 vjeçe me Ronaldon, por ajo gjithashtu kujdeset edhe për 3 fëmijët e tjerë të futbollistit me famë botërore, të lindur nga nëna surrogate.
Georgina tani është sërish shtatzënë dhe është në pritje të 2 binjakëve, një vajzë dhe një djalë.