Ronaldo po shet thuajse sa dyfishi i fanellave të Messit
10 shtator 2021
| 21:35
Shitjet e fanellave të Cristiano Ronaldos janë pothuajse sa dyfishi i atyre të rivalit të tij, Lionel Messi, pas lëvizjeve të bujshme gjatë kësaj vere. “Pleshti” për momentin ka bërë debutimin për disa minuta me PSG, ndërkohë që CR7 pritet që të zbresë në fushë gjatë ditës së nesërme.
Në nivel global, Ronaldo nga shitja e fanellave ka arritur shifrën e 187.1 milionë paundëve, ndërkohë që Messi qëndron më poshtë me vetëm 103.8 milionë paund.
Kërkesat në internet për një fanellë të Ronaldos kanë shtuar me 700 për qind nivelin e shitjeve te Djajtë e Kuq.
Deri më tani është vendosur një rekord i vërtet shitjesh te skuadra e United, që sheh të marr frytet e kësaj lëvizje fantastike për klubin edhe në nivel financiar.