Ronaldo poston foton e parë me vajzën e sapoardhur në jetë: Dashuri e përjetshme

30 prill 2022 | 12:59

Për futbollistin e famshëm, Cristiano Ronaldo, kjo ka qenë një nga periudhat më të vështira në jetën e tij. Kjo për shkak se pak ditë më parë humbi djalin e porsalindur. Por ylli i futbollit është mirënjohës për ardhjen në jetë të vajzës.

Ditën e sotme, Ronaldo ka ndarë me miliona ndjekësit e tij foto e parë ku shfaqet vetëm me të bijën. Cristiano shihet pa bluzë teksa në krahë mban vogëlushen, të cilën e sheh me shumë dashuri.

“Dashuri e përjetshme”, janë fjalët që futbollisti ka zgjedhur që të shkruaj bashkëngjitur imazhit që brenda pak minutave ka marrë miliona pëlqime dhe mijëra komente.

Kjo fotografi i Ronaldos vjen pasi ai postoi para disa ditësh një portret familjar, ku shfaqej me partneren, Georgina Rodriguez dhe të gjithë fëmijët. Ndërkohë kujtojmë se çifti i famshmën nuk e ka zbuluar ende se si e ka quajtur të bijën.
Më 18 prill përmes një postimi në rrjetet sociale Cristiano shkruante se fatkeqësisht djali i tyre humbi jetën gjatë lindjes dhe në jetë erdhi vetëm vajzë nga binjakët që prisnin.

“Jemi të shkatërruar nga kjo humbje”, shkruante mes të tjerash Ronaldo, i cili një ditë më pas mungoi në ndeshjen e Manchester United me Liverpool. Me tu rikthyer në fushë kundër Arsenal ai shënoi një gol dhe ia dedikoi pikërisht engjëllit të tyre, duke bërë me shenjë nga qielli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të…