
Ronaldo pranon fajin, ja vendimi për portugezin
22 janar 2019
| 12:11
Cristiano Ronaldo u thirr në seancën gjyqësore të mbajtur në Gjykatën Provinciate të Madridit ku u përball me akuzë për falsifikim të të dhënave për përfitime financiare nga shitja e të drejtave të imazhit.
Prokurorët kërkuan dy vjet burg dhe gjobë prej 19 milionë eurosh për të, megjithatë, ylli i Juventusit nuk do kalojë asnjë ditë në burg, pasi dënimet deri në 2 vjet përgjithësisht nuk zbatohen në Spanjë për shkelësit e parë për krime jo të dhunshme.
Portugezi ka pranuar marrëveshjen me autoritetet spanjolle dhe si pasojë do të paguajë një gjobë rreth 16.5 milionë sterlina.