
Ronaldo provokon Unitedin, ia kujton golin që ia shënoi me Realin
22 nëntor 2022
| 20:13
Cristiano Ronaldo pak para se të dalë komunikata e Manchester Unitedit, për largimin e tij, ka postuar një orë në rrjetet sociale.
E veçantia e kësaj ore është që në të është goli që e ka shënuar pikërisht ndaj Manchester Unitedit, me fanellën e Real Madridit.
Menjëherë pas kësaj u bë e ditur se ai dhe Manchester United po i ndajnë rrugët.
Unitedi me anë të një komunikate bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me portugezin, për ndërprerjen e kontratës.