Ronaldo: Qëndro në shtëpi, shpëto jetë
Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka shkruar në “Instagramin” e tij këtë të hënë se në këto momente të vështira duhet të jemi falënderues për gjërat që kanë më shumë vlerë.
Gjërat që kanë më shumë vlerë sipas portugezit janë shëndeti, familja dhe të dashurit tanë, ndërkohë ai nënvizoi dhe mesazhin e rëndësishëm e qëndrimit në shtëpi, si një mënyrë kjo për të ndihmuar personelin shëndetësor.
“Në këto momente të vështira për të gjithë botën, le të tregohemi falënderues për gjërat që kanë më shumë vlerë, pra për shëndetin, familjen dhe të dashurit tanë. Qëndroni në shtëpi, sepse kështu ndihmoni të gjithë personelin mjekësor që po lufton për shpëtimin e jetëve. Qëndro në shtëpi, shpëto jetë!”, shkruan Ronaldo bashkangjitur fotos me fëmijët e tij.