Ronaldo qëndron në ‘Old Trafford’ të paktën deri në janar

02 shtator 2022 | 14:56

“Telenovela” për të ardhmen e Cristiano Ronaldos ka përfunduar me mbylljen e merkatos në pjesën më të madhe të kampionateve me 37-vjeçarin që pavarësisht që kishte shprehur dëshirën për t’u larguar nga Manchester United, portugezi do të qëndrojë në “Old Trafford”.

Sipas “The Sun”, për shkak edhe të pagës së tij të lartë, asnjë skuadër nuk merrte përsipër transferimin e CR7, pasi ekipet që luanin në Ligën e Kampionëve nuk paguanin dot për të.

Në këto kushte kapiteni i Portugalisë do të qëndrojë në “Teatrin e Ëndrrave” të paktën deri në janar.

Tashmë ish-lojtarit të Real Madrid do t’i duhet të bind trajnerin Erik ten Hag që të fillojë ndeshjet si titullarë, pasi në takimet e fundit që United ka zhvilluar në Premier Ligë i ka nisur nga stoli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…