
Ronaldo realizoi golin e 101-të me Portugalinë
08 shtator 2020
| 22:57
Cristiano Ronaldo e ka shënuar edhe golin e 101-të me përfaqësuesen e Portugalisë.
Ronaldo ka realizuar edhe golin e dytë në ndeshjen ndaj Suedisë në kuadër të Ligës së Kombeve. Ai shënoi në minutën e 72-të. Portugalia e ka fituar ndeshjen e Grupit 3 të Ligës A me rezultatin 2:0, ndeshje që po luhet në Suedi. Golin e parë e realizoi nga gjuajtja e lirë e të dytin me gjuajtje nga afro 17 metra.
Ronaldo është i dyti, pas Ali Daeit të Iranit, që ka realizuar 100 gola me përfaqësuese. Daei kishte realizuar 109 me Iranin.