Ronaldo refuzoi ofertën prej 242 milionë euro nga Arabia Saudite

14 shtator 2022 | 11:17

Cristiano Ronaldo ka refuzuar një ofertë “faraonike” që do ta bënte atë sërish futbollistin më të paguar në botë. Pasditen e së hënës, në Portugali u përhap lajmi se Al-Hilal i kishte ofruar një kontratë prej 242 milionë eurosh për dy sezone.

Pavarësisht kësaj oferte të pazakontë, Ronaldos është i bindur për të qëndruar te Manchester United të paktën për muajt e ardhshëm.

CR7 dëshiron të vazhdojë të konkurrojë në nivelin më të lartë të futbollit. Synimi i tij ishte që të gjente që një ekip të rëndësishëm pjesëmarrës në Champions League.

Portugezi nuk është në momentin më të mirë, por objektivi i tij është të jetë në formën më të mirë në Botërorin “Katar 2022”, që do të nisë pas dy muajsh. Al-Hilal është një ekip nga qyteti i Riadit, i cili nuk ka ngurruar të bëjë një ofertë absolutisht të parezistueshme për këdo: 121 milionë euro në vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar dy…