Ronaldo: Rezultat historik për Portugalinë

07 dhjetor 2022 | 15:25

Cristiano Ronaldo nuk ishte titullar në ndeshjen që Portugalia e fitoi me rezultat bindës (6-1) kundër Zvicrës. Ai ka folur pas kësaj fitore, duke thënë se rezultati ka qenë historik për portugezët në kompeticionin më të madh në botë për futboll.

“Ditë e pabesueshme për Portugalinë, me një rezultat historik në kompeticionin më të madh në futbollin botëror”, ka shkruar pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.

“Ekspozita luksoze e një ekipi plot talent dhe i ri. Përzgjedhja jonë është për t’u përgëzuar. Ëndrra është e gjallë! Deri në fund! Forca, Portugali!”, ka shtuar Ronaldo.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Formula 1 ka zbuluar një pjesë të rëndësishme të kalendarit…