Ronaldo rrezikon 10 vjet burg për evazion
25 mars 2018
| 10:36
Cristiano Ronaldo do të gjykohet për evasion fiskal, dhe rrezikon një dënim të paktë me 10 vjet burg, për 4 shkelje.
Lajmin e kanë dhënë mediet spanjolle, që zbulojnë se ka nisur një hetim i thellë në dëm të sulmuesit të Real Madrid. ‘Cadena Ser’ ka folur me palën mbrojtëse të portugezit, që ka konfirmuar akuzën e ngritur nga gjykata në Alcoron.
Sipas burimit të mësipërm, Ronaldo akuzohet se ka shkaktuar një dëm prej 14.7 milionë eurosh në 4 vite. Sulmuesi i Real Madrid është akuzuar edhe më parë për evasion fiskal. Muajin e shkuar në dyert e gjykatës ishte edhe ylli tjetër i futbollit, Lionel Messi, edhe ai për evasion fiskal.