Ronaldo rrezikon t’i humbasë dy ndeshjet me Portugalinë
04 shtator 2020
| 09:21
Cristiano Ronaldo shqetëson Portugalinë para ndeshjes me Kroacinë, e programuar të luhet ditën e shtunë. Sulmuesi ka një problem në një prej gishtave të këmbës së djathtë.
Të enjten paradite Ronaldo nuk është stërvitur me skuadrën dhe po tenton që përmes antibiotikëve ta largoje infeksionin dhe të mund të luajë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve. Portugalia e ka edhe një mungesë të sigurt, mesfushorin Renato Sanches.
Stafi teknik tani i ka sytë nga Ronaldo dhe shpresohet që të jetë i gatshëm për takimin kundër Kroacisë, si dhe në përballjen me Suedinë të martën.