Ronaldo ‘shkarkon’ Rangnickin, në opsion këta dy trajnerë

02 mars 2022 | 16:11

Ralf Rangnick nuk do të jetë trajneri i Manchester United në sezonin e ardhshëm. Gjermani do të mbetet vetëm konsulent në klubin nga “Old Trafford”.

“Djajtë e Kuq” janë vënë në kërkim të dikujt që do ta zëvendësojë atë.

Dy emrat që klubi britanik do të dëshironte, me synimin për të hapur një cikël të ri dhe të qëndrueshëm janë Mauricio Pochettino (aktualisht te Paris Saint-Germain) dhe Erik ten Hag (Ajax). Në këtë mënyrë, duket se Manchester United ka zgjedhur Cristiano Ronaldon para gjermanit.

Mediat britanike shkruajnë për një raport të ftohtë mes të dyve, me yllin portugez që ua ka bërë të qartë drejtuesve se me Rangnick trajner, ai nuk do të qëndrojë.

“Djajtë e Kuq” aktualisht ndodhen në vendin e katërt në Premier Ligë, e thënë ndryshe, në zonën Champions për sezonin e ardhshëm. Ky është objektivi më minimal i klubit, çka përmbush edhe egon e Ronaldos për të vijuar të thellojë rekordet e tija në Ligën e Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku dhe kryesuesi i Këshillit…