Ronaldo shpëton Juven nga humbja
Juventusi ka arritur të ruajë pathyeshmërinë e saj në këtë sezon të Serisë A pas barazimit 2-2 të marrë me dhjetë lojtarë në fushën e Atalantas, që mbetet pa fitore në 27 ndeshjet e fundit të luajtura kundër bardhezinjve.
Gjithçka ka nisur mirë për kampionët në fuqi të Italisë, por jo për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i cili ka realizuar një autogol në minutën e dytë të takimit. Kur mendohej se Juventus do të merrte një fitore të lehtë, vendasit janë kundërpërgjigjur në minutën e 24-t me Duvan Zapata, i cili ka realizuar golin e barazimit 1-1.
Pjesa e dytë ka filluar keq për “Zonjën”, që ka mbetur me dhjetë lojtarë në minutën e 53-të pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Rodrigo Bentnacur. Zikaltrit e kanë shfrytëzuar pothuajse menjëherë superioritetin numerik, duke shënuar golin e dytë në minutën e 56-të. Ky gol ka detyruar trajnerin Allegri- të aktivizojë Cristiano Ronaldon, i cili duhej të kishte qëndruar pushim në këtë ndeshje. /Telesport/