Ronaldo shpëton Juven nga humbja

13 shkurt 2020 | 23:25

Milani e Juventusi janë ndarë baras në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë në futboll.

Milani ishte ajo që kaloi së pari në epërsi përmes kroatit Ante Rebiq. Rebiq shënoi pas asistimit nga Castillejo kur po luhej minuta e 61.

Në minutën e 72 Milani mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Hernandez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

E kur u mendua se Milani do të fitonte gjysmëfinalen e parë, në skenë doli Cristiano Ronaldo i cili nxori një penalti, të cilën e konkretizoi vet në gol, për rezultatin përfundimtar prej 1 me 1. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 4 mars, ku edhe do të mësohet finalisti i Kupës së Italisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se edhe negociatat për hapjen e korridorit hekurudhor Prishtinë-Beograd,…