Ronaldo sinjale lamtumire Juves: Arrita objektivin në Itali
Lumturia e tij u zbulua përmes një postimi në “Instagram”, në të cilën ai heshti kritikët në foton e parë, për të festuar më pas kualifikimin e Juves në Ligën e Kampionëve.
Cristiano Ronaldo merr një hakmarrje të vogël pas fitores në Bolonjë, edhe pse ky nuk është rezultati që kënaq një klub si bardhezinjtë dhe ambiciet personale. Por, në të vërtetë, fitorja e vërtetë e CR7-ës këtë sezon ishte individuale, me trofeun e “Këpucës së Artë”.
Pavarësisht postimit në “Instagram” dhe buzëqeshjeve, sulmuesi ka nisur të largohet gjithnjë e më shumë nga Juve, një proces gradual që mund të sjellë lamtumirën e tij përfundimtare. Menjëherë pas festës, ai u ngjit në bordin e avionit privat me destinacion Portugalinë, ku do të nisë përgatitjet për Evropianin.
Mbrëmë 36-vjeçari trembi sërish tifozët me një letër në “Instagram”, të cilin e fshiu dhe e ripostoi disa minuta më vonë me ndonjë ndryshim të vogël.
“Jeta dhe karriera e çdo lojtari të madh përbëhet nga ulje-ngritje. Vit pas viti përballemi me skuadra fantastike, me lojtarë të jashtëzakonshëm dhe objektiva ambicioze, kështu që duhet të japim gjithnjë maksimumin për të ruajtur nivelet e larta. Këtë vit nuk arritëm të fitojmë Serinë A, urime Interit për titullin e merituar. Duhet gjithnjë të vlerësoj atë që realizuam këtë sezon tek Juve, si kolektivisht ashtu edhe individualisht. Në Itali nuk është e lehtë të fitosh. Me këto suksese arrita objektivin e përcaktuar që nga dita e parë që kur erdha në Itali: të fitoja kampionatin, Kupën dhe Superkpuën, por edhe ‘Këpucën e Artë’ në këtë vend të madh futbolli, plot me lojtarë të jashtëzakonshëm, klube gjigante dhe një kulturë futbolli shumë të veçantë. Kam thënë gjithnjë se nuk i ndjek unë rekordet, ato më ndjekin mua”, ka shkruar Ronaldo, i cili pasi rendit disa nga arritjet e tjera personale, e mbyll me: “Faleminderit të gjithëve për udhëtimin! Jemi të bashkuar”!.