![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/12/ronaldo-4.jpg)
Ronaldo stërvitet në Real Madrid
14 dhjetor 2022
| 20:30
Zhgënjimi i eliminimit nga Kupa e Botës ende nuk është larguar, por Cristiano Ronaldo kërkon të ketë një formë optimale, edhe pse ka mbetur pa skuadër.
Kampioni portugez po përgatitet për pjesën tjetër të sezonit dhe sot u pa në fushat e Valdebebas, qendra sportive e Real Madridit.
Sipas Relevo, futbollisti portugez, tashmë në lojtar i lirë, ka marrë autorizimin nga ish-klubi i tij për t’u stërvitur i vetëm për sa kohë të dojë. Ai është shoqëruar nga djali i tij i madh.
Një mënyrë për mbetur në formë optimale dhe për të joshur disa emra të mëdhenj për shansin e fundit, pas divorcit të bujshëm me Manchester United.