“Ronaldo tashmë ka nënshkruar për Juven”

05 korrik 2018 | 21:26

Ish-drejtori i Juventusit, Luciano Moggi, beson se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, “tashmë ka nënshkruar për Juventusin dhe ka kryer testet mjekësore”.

Raportimet për transferimin 100 milionësh të “Topit të Artë” drejt “Zonjës së Vjetër” po shtohen vazhdimisht dhe drejtori aktual i Juves, Beppe Marotta, ka thënë se nuk ka koment për këtë duke nxitur edhe më shumë spekulimet.

“Për mendimin tim, ai tashmë ka nënshkruar dhe ka kryer testet mjekësore në Munih”, ka shkruar Moggi në Twitter.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse mohon të ketë grupe të ndara brenda partisë, Lutfi…