Ronaldo te Juventusi e thyen një rekord 61-vjeçar
Cristiano Ronaldo la Realin e Madridit për t’u transferuar te Juventusi verën që shkoi. Ishte një sfidë e re për portugezin, i cili donte t’i shpaloste vlerat në një tjetër kampionat të madh, pasi kishte luajtur në Angli dhe Spanjë.
Sigurisht se pritshmëritë për të janë të mëdha dhe me interes pritet që të shihet se cilat do të jenë rekordet që do të thyejë 33-vjeçari në Torino. Ishin pikërisht dy golat e realizuar në ndeshjen e fundit me Empolin, që i regjistruan rekordin e parë sulmuesit. Ronaldo ka shënuar 7 gola në 10 ndeshje, një statistikë që te Juventusi ishte regjistruar 61 vjet më parë.
Saktësisht në vitin 1957, kur uellsiani Xhon Çarls la Leedsin dhe që në sezonin e parë arriti që të shënonte 25 gola. Premisat janë që Ronaldo ta tejkalojë këtë numër, por fakti që ka shënuar 7 gola në 10 ndeshje e bën atë të veçantë, pasi para tij nuk e kishin arritur as emra si Del Piero apo Ibrahimoviqi.