Ronaldo: ‘Teatri i ëndrrave’ është në flakë

21 tetor 2021 | 17:00

Cristiano Ronaldo ka shënuar në tri ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve për Manchester Unitedin për herë të dytë në karrierën e tij duke e bërë fillimisht në nëntor 2007, në sezonin kur “Djajtë e kuq” festuan trofeun.

Pavarësisht një tjetër mbrëmjeje të vështirë, lojtarët treguan se janë me trajnerin Solskjaer duke larguar disi presionin mbi norvegjezin.

“Po! ‘Teatri i Ëndrrave’ është në flakë! Ne jemi gjallë! Ne jemi Manchester Unitedi dhe nuk dorëzohemi kurrë! Ky është ‘Old Traffordi’”, ka thënë sulmuesi portugez në “Instagram” pas fitores kundër Atalantës.

“Nëse dikush do që ta kritikojë atë për punën dhe sjelljen e tij, le të shohë këtë ndeshje dhe të shikojë se si ai vrapon përreth. Tifozët janë një pjesë shumë e madhe e këtij klubi. Sektori i korit e mbajti gjallë besimin e lojtarëve. Kjo është ajo që ti bën tek Unitedi gjatë një mbrëmjeje të Ligës së Kampioneve. Ai kënd në këtë stadium është më i miri në botë. Unë mendoj se edhe në pjesën e parë ne luajtëm mirë”, ka shtuar Ronaldo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë…