Ronaldo thyen edhe një rekord në Ligën e Kampionëve
28 nëntor 2018
| 11:40
Cristiano Ronaldo vazhdon të ndjekë rekordet në Ligën e Kampionëve. Ai ka shënuar 121 herë në këtë kompedicion dhe ka dhuruar 38 asistime, llogaritur këtu edhe pasimi që dha drejt Mandzukiqit ndaj Valencias.
Megjithatë, portugezi bëhet futbollisti i parë që arrin të fitojë 100 takime në Ligën e Kampionëve. Një shifër e jashtëzakonshme po të mendosh që ka shumë futbollistë që nuk i kanë luajtur kaq takime në kompedicionin më të madh për klube në Evropë.
Për krahasim, Ronaldo ka fituar po aq ndeshje sa ka luajtur gjithsej në Ligën e Kampionëve, Andri Shevchenko.