Ronaldo thyen një rekord evropian me golin kundër Marokut
20 qershor 2018
| 15:25
Cristiano Ronaldo ka thyer një rekord të ri pas golit që ka shënuar kundër Marokut, në kuadër të Kupës së Botës.
Superylli i Portugalisë dhe Real Madridit tani është bërë lojtari i dytë evropian me më së shumti gola të shënuara për kombëtaren në histori.
Ish-lojtari i Sportingut dhe Manchester Unitedit, me 85 gola ka kaluar ikonën e Hungarisë, Ferenc Puskas, i cili ishte i pari në Evropë me 84 gola të nivelit ndërkombëtar.
Po ashtu Ronaldo është lojtari i vetëm i Portugalisë që nga Jose Torres në vitin 1966, që shënon gol me këmbë të djathë, të majtë dhe me kokë në një botëror të vetëm.