Ronaldo tjetër rekord “Guinness”, sërish sportisti më i paguar në botë
Për herë të parë në vitin 2017 dhe për herën e tretë në përgjithësi, Cristiano Ronaldo kryeson listën e “Forbes” të sportistëve më të paguar në botë, duke fituar një titull të rekordeve botërore “Guinness”, për fitimet më të larta vjetore për një atlet në vitin 2023.
Ylli portugez vlerësohet se ka fituar 136 milionë dollarë në 12 mujat e fundit, të llogaritur deri më 1 maj të këtij viti.
Ronaldo e merr titullin nga Lionel Messi, i cili ishte atleti më i paguar i vitit 2022 me rreth 130 milionë dollarë.
Të ardhurat rekorde 38-vjeçari përbëhen nga 46 milionë dollarë fitime në fushë dhe 90 milionë dollarë jashtë fushës.
Pas një periudhe të dytë disi dëshpëruese në Manchester United, Ronaldo u largua në janar për t’u transferuar në Arabibë Saudite.
Ai te Al-Nassr ka pagë prej 200 milionë eurosh në sezon.
Përveç kontratës së tij të përjetshme me Nike, Ronaldo gjithashtu fiton para përmes markës së tij, “CR7”.
“Forbes” llogarit të ardhurat e atletëve bazuar në të dhënat e marra nga ekspertë të industrisë, raportet e lajmeve dhe bazat e të dhënave të pagave.
Në krye të tre atletëve më të paguar në 2022/23 janë dy futbollistët tjerë: Lionel Messi dhe Kylian Mbappe.
Messi doli i dyti me 130 milionë dollarë, i ndarë në mënyrë të barabartë midis 65 milionë dollarëve fitime në fushë dhe 65 milionë dollarëve fitime jashtë fushës.
Pastaj vije Mbappe me 130 milionë dollarë fitime, prej tyre 100 milionë janë fitime brenda fushës.
It’s another record for Cristiano Ronaldo, as he becomes the world’s highest paid athlete️⚽️https://t.co/vOZQDEB7MN
— Guinness World Records (@GWR) July 14, 2023