Ronaldo u jep fund thashethemeve për martesën
13 dhjetor 2018
| 11:28
Cristiano Ronaldo mohon zërat se ai dhe Georgina Rodriguez do të shkojnë së shpejti në altar.
Të paktën tash për tash nuk bën pjesë në planet e tij. Në një intervistë për mediat portugeze, CR7 ka mohuar se ka nisur përgatitjet për ceremoninë martesore.
“Martesa? Jo tani, por jua shpjegoj të gjithën. Unë shkoj çdo javë në kishë. Jam katolik dhe shkoj për ta falënderuar Zotin që ma mbron familjen dhe miqtë e mi. E ndërroj kishën çdo javë, sepse në Torino ka shumë dhe mund të zgjedhësh. Një ‘paparac’ një herë më pa dhe mendoi se po përgatitesha për t’u martuar”, ka thënë Ronaldo.