Ronaldo uron Krishtlindjet duke sfiduar temperaturat e ulëta
25 dhjetor 2024
| 12:41
Nga klima e nxehtë e Arabisë Saudite, tek acari finlandez në Lapponia.
Cristiano Ronaldo zgjedh të urojë Krishtlindjet, i zhveshur në temperaturat nën zero, në shtëpinë e Babagjyshit.
Së bashku me të birin Cristianhinho, ai po kalon ditët e tij të pushimit në Lapponia, në vendin e quajtur edhe si shtëpia e babagjyshit.
Portugezi shihet teksa uron fansat e tij në ballkonin e vilës ku po qëndron i zhveshur, duke zgjedhur të sfidojë temperaturat e ulëta.
Cristiano Ronaldo po kalon disa ditë pushimi me familjen e tij, për shkak të pauzës së kampionatit arab, i cili do të rinisë në 9 janar.