Ronaldo vazhdon kontratën me Al-Nassrin

11 shkurt 2025 | 16:49

Cristiano Ronaldo ka rënë dakord me klubin saudit Al-Nassr për ta zgjatur kontratën e tij edhe me një sezon deri në qershor të vitit 2026. Dy palët kanë arritur një marrëveshje “e cila, megjithatë, ende nuk është nënshkruar.

Njoftimi zyrtar do të bëhet në ditët në vijim. Ronaldo, i cili mbushi 40 vjeç javën e kaluar, nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë me Al-Nassrin në fund të dhjetorit 2022, pas Kupës së Botës në Katar, duke u bërë emri i parë i madh në futboll që iu bashkua ligës saudite. Ai ka luajtur 90 ndeshje për Al-Nassrin, duke shënuar 82 gola dhe duke dhënë 19 asistime.

Sipas renditjes së hartuar nga revista amerikane Forbes, në vitin 2023 ai ishte sportisti më i paguar në botë me 136 milionë dollarë, nga të cilat 46 milionë vinin vetëm nga paga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Maratona zgjedhore mbërriti në…