Ronaldo viziton muzeun e klubit të Nacional de Madeira
Ka bërë shumë rrugë Cristiano Ronaldo për të mbërritur këtu ku është sot, por kur ishte i vogël ylli luzitan ëndërronte të arrinte të gjëra të mëdha me fanellën e Nacional de Madeira, klubit të tij të dytë te skuadrat e të rinjve ku luajti nga mosha 10-vjeçare deri në atë 12-vjeçare pas amatorëve të Andorinha ku nisi gjithçka. Sot që është një kampion i afirmuar, Ronaldo nuk i harron hapat e tij të parë në futboll.
Ditën e mërkurë, Ronaldo i cili periudhën e izolimit social po e kalon në vendlindjen e tij Madeira, vizitoi muzeun e klubit të Nacional duke shfletuar edhe njëherë albumet e fotove që i sjellin në mendje kujtime të veçanta.
Gjithçka CR7 e ka dokumentuar në Instagram ku ka falënderuar edhe klubin e tij Nacional de Madeira me shkrimin: “Është gjithmonë bukur të kthehesh në shtëpi”.