Ronaldon nuk e dëshiron as PSG-ja

13 korrik 2022 | 11:28

Nuk është e sigurt që Cristiano Ronaldo do të qëndrojë në Manchester United për vitin e dytë të kontratës së tij, pasi 37-vjeçari ka kërkuar të largohet nga klubi.

Ronaldo ka vetëm 12 muaj të mbetur në marrëveshjen që nënshkroi afërsisht një vit më parë dhe pasi nuk u kualifikua në Ligën e Kampionëve, raportohet se ai po kërkon një rrugëdalje.

Chelsea ka qenë shumë i lidhur me një lëvizje për Ronaldon, por Erik ten Hag mbylli çdo bisedë për largimin e portugezit javën e kaluar, duke këmbëngulur se ata po planifikojnë sezonin me të.

Dështimi i Ronaldos për t’u paraqitur në stërvitje ka nxitur thashethemet për largimin e tij, por mungesa e tij është për arsye familjare – të paktën ky është formulimi zyrtar.

Tani, një raportim i ri ka sugjeruar se një tjetër klub i është bashkuar Chelseat në garën për nënshkrimin e Ronaldos. Sipas “Le Parisien”, përfaqësuesit e Ronaldos ia ofruan lojtarin Paris Saint-Germain. Siç thuhet, Jorge Mendes, agjenti i Ronaldos, ia ofroi sulmuesit gjigantëve francezë, por iu tha se nuk kishte vend për superyllin.

Çdo javë që kalon, duket gjithnjë e më e pamundur që ndonjë palë të jetë në gjendje të marrë Ronaldon.

Shumica e skuadrave elitare tashmë kanë një qëndrim të vendosur dhe ata që nuk e kanë këtë do ta kenë të vështirë të përballojnë pagat e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas zyrtarizimit ditën e djeshme, tashmë ka ardhur dhe konferenca…