Ronela Hajati ndez publikun spanjoll me performancën e zjarrtë në Benidorm të Spanjës

09 shkurt 2023 | 14:33

Paraqitja e Ronela Hajatit në Eurovizionin e vitit të kaluar po vazhdon jehonën akoma.

Këngëtarja e njohur shqiptare arriti pëlqyeshmëri të madhe me performancën e saj duke fituar zemrat edhe të publikut të huaj.

Kjo u vërtetua edhe së fundmi me pjesëmarrjen e saj në Spanjë, ku ishte ftuar të performonte në Benidorm, në javën e festivalit ku zgjidhet kënga përfaqësuese e Spanjës për Eurosong.

Në këtë spektakël gjigant ajo ishte e shoqëruar nga ekipa e saj dhe Niko Komani, i cili u kujdes për paraqitjes e saj edhe në Eurosong, duke rënë në sy të mediave botërore.

VIDEO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës, me 66 vota për, asnjë kundër dhe…