![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/06/RONELA.png)
Ronela Hajati rrëfen momentet më të vështira: Të tronditet jeta
Ajo është një ndër artistet më të preferuara në vendin tonë. Është fjala për Ronela Hajatin, e cila edhe pse duket sikur jeta e saj shkon gjithmonë mirë, edhe ajo ka momente të vështira.
Së fundmi ka dhënë një intervistë ku ka folur hapur rreth ngjarjeve të vështira që i është dashur që të kalojë.
“Unë jam e fortë. Kam kaluar momente që njerëzit nuk i dinë as edhe nuk do i dinë ndonjëherë. Kam qenë aq keq sa kam thënë si do ec jo më si do shfaqem, por përsëri kam dalë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Viti 2020 edhe vazhdimi i 2021, mund të them që 2020 dhe 2015 kanë qenë vite të tmerrshme për mua”, ka thënë këngëtarja e njohur.
Rondela shton se nuk është vetëm fakti i pandemisë, por nga shumë gjëra që ndonjëherë të tronditet jeta dhe ti nuk e pret fare.
“Gati e tillë po vazhdon por, të kemi shëndet kjo ka rëndësi. Është e vetmja gjë që unë i lutem zotit, nëse unë kam shëndet i bëj të gjitha. Të gjithë duhet të luten para që të flenë që të kenë shëndet, se nuk ka si jeta. E tillë është jeta, arrin një moment kur thua nuk ke çfarë bën dhe do vazhdosh do e shtysh”, ka rrëfyer Hajati.