Ronela Hajati rrëfen si ishte 2020-ta për të

16 shkurt 2021 | 16:48

Ronela Hajati rrëfen si ishte 2020-ta për të: Kanë qenë

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, nuk ka qenë shumë aktive gjatë vitit që lamë pas. Ajo është shprehur më herët se nuk dëshironte që projektet e saj muzikore t’i publikonte në një vit aq të vështirë, si 2020.

Por pavarësisht kësaj, Ronela sigurisht që ka punuar për këngët e reja dhe shumë shpejt ajo do të vijë për fansat e saj me projektet që me zor po i presin.

Përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, ajo ka paralajmëruar se në mars të këtij viti, do të rikthehet fuqishëm dhe nuk e ka në mend që të ndalet. “Rron” do të jetë kënga e parë që mund të publikojë të parin.

Ronela Hajati rrëfen si ishte 2020-ta për të: Kanë qenë

“E di që u bë një kohë e gjatë që unë nuk jam aktive në muzikë apo intervista apo rrjete sociale… në fund të ditës publiku do muzikë për të hequr mendjen nga problemet dhe harrojnë që gjithkush nga ne ka shqetësime. Edhe pjesa më e vështirë është kur gjërat duhet t’i mbash për vete. 2020 ka qenë një nga vitet më të këqija për mua në çdo aspekt. Shumë të pakta kanë qenë momentet kur kam qeshur… shumë të lodhshme momentet që duhet të sillesh sikur çdo gjë është ok. E vetmja gjë shpërqëndruese ka qenë muzika! Sepse muzika na e bënë çdo ndarje, sëmundje, vdekje, lot, mërzi, agoni pak më të përballueshme! Duajeni veten! Bëhuni të mirë! (Rron – 2021)”, shkruan Ronela.

Image result for ronela hajati

Image result for ronela hajati

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në dorëheqje i LDK-së, Isa Mustafa në një prononcim…