Ronesa Ymeri në seminarin e rëndësishëm të EHF-së
Federata e Hendbollit e Kosovës vazhdon t’i kushtojë rëndësi të madhe trajnimit dhe shkollimit të stafit të saj.
Zyrtarja e FHK-së, Ronesa Ymeri, ishte pjesëmarrëse e seminarit (Workshop) të rëndësishëm të Federatës Evropiane të Hendbollit. Seminari është mbajtur të martën dhe të mërkurën në Vjenë të Austrisë, ndërsa temë e tij ishte avancimi i hendbollit të femrave. Në seminar kanë ligjëruar plot 17 ekspertë të EHF-së nga vende të ndryshme. Janë prezantuar praktika të suksesshme për avancimin e hendbollit të femrave, që është një tjetër top-prioritet i Federatës sonë.
“Kemi marrë informata të rëndësishme që do të na ndihmojnë në punën e mëtejme në FHK. Janë diskutuar tema të rëndësishme edhe për hendbollin tonë”, ka thënë Ronesa Ymeri, e cila është administratore e FHK-së për marrëdhënie ndërkombëtare.