Rooney emërohet trajner i përhershëm i Derbyt

15 janar 2021 | 16:48

Drejtori ekzekutiv i Derby County, Stephen Pearce, ka konfirmuar lajmin për emërimin e përhershëm të Rooneyt në rolin e trajnerit.

“Ne jemi të kënaqur që konfirmojmë emërimin e Wayne Rooney si menaxherin tonë të ri. Ngritja e formës tonë dhe arritja e rezultateve pozitive nën menaxhimin e Wayne, veçanërisht fitoren 2-0 në shtëpi ndaj Swansea City dhe fitoren 4-0 në Birmingham City, na kanë mjaftuar ta marrim vendimin. Gjithashtu, u përmirësuam në mënyrë dramatike në mbrojtje dhe regjistruam pesë ndeshje pa pësuar gol, ndërsa në repartin sulmues u bëmë edhe më efektivë dhe të pamëshirshëm”, ka thënë Pearce.

Ndërsa Rooney ka deklaruar: “Kur mbërrita për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, unë u mahnita plotësisht nga potenciali i Derby County. Stadiumi, kampi stërvitor, cilësia e stafit që angazhohen dhe lojtarët e rinj që vijnë përmes dhe natyrisht baza e tifozëve që ka mbetur besnike dhe mbështetëse. Pavarësisht prej ofertave të tjera, unë e dija që instinktivisht Derby County ishte vendi i duhur për mua për mua”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Abdyl Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit, përmes një postimi në…