Rooney: Liverpooli mund të dominojë për një dekadë

21 qershor 2020 | 18:13

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, beson se Liverpooli mund të dominojë për 10 vjet, por vetëm nëse Jurgen Klopp ndjek hapat e Aleks Fergusonit duke qëndruar për një kohë të gjatë.

Të kuqtë janë drejt fitimit të kampionatit pas 30 vjetësh pritje pasi janë të shkëputur 22 pikë nga ndjekësit më të afërt. Rooney beson se Liverpooli mund ta përsërisë dominancën që ka pasur Manchester Unitedi në kohën e Fergusonit.

“Skuadra e Liverpoolit është e re dhe të gjithë lojtarët kryesorë kanë kontrata afatgjata. Liverpooli mund të dominojë për një dekadë, por vetëm nëse Kloppi qëndron për një kohë të gjatë në ‘Anfield Road’”, ka thënë Rooney për “The Times”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e IPKO…