
Rooney: Messi mund ta fitojë ‘Topin e Artë’
Ish-sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney ka thënë se Lionel Messi do të shkëlqejë në rast të transferimit në Premierligë.
Messi ka paraqitur kërkesë për largim nga Barcelona derisa spekulohet se mund të transferohet në futbollin anglez ku kërkohet nga Manchester City dhe Manchester United. “E di se është duke u plakur, por është një futbollist që askush nuk e ka parë në para-skadencë. Messi i ka të gjitha, mund të shënojë gola, të bëj asistime, është më i miri i të gjitha kohërave. Ai dhe Ronaldo kanë krijuar një nivel që nuk mendoj se do ta shohim sërish”, ka thënë Rooney.
“Messi mund të vjen në Premierligë dhe do të shpallet futbollisti vitit. Nëse rrethohet nga njerëz si Bruno Fernandes e Kevin De Bruyne mund ta fitojë ‘Topin e Artë’ për herë të shtatë, do të ishte e jashtëzakonshme”, ka thënë Rooney.