Rooney shkarkohet përsëri
Humbja e së dielës ndaj Oxfordit me rezultat 2-0 ishte e 13-ta për Plymouth këtë sezon dhe drejtuesit e klubit vendosën të falënderojnë Rooneyn për bashkëpunimin.
Zyrtarisht u ra dakord për një ndërprerje reciproke të kontratës, por duket qartë se drejtuesit e ekipit të fundit në tabelën e Championship ishin ata që vendosën të ndahen me legjendën e futbollit anglez.
“Plymouth Argyle mund të konfirmojë se klubi dhe trajneri Wayne Rooney kanë rënë dakord reciprokisht për të ndarë rrugët me efekt të menjëhershëm. Nga klubi do të largohen edhe ndihmës-trajneri Mike Phelan dhe trajneri i ekipit të parë Simon Ireland”, thuhet në njoftim.
Rooney e filloi karrierën e tij si trajner në vitin 2020 ndërsa ishte ende lojtar i Derby County. Në sezonin e parë arriti të qëndronte në Championship, por në të dytin ra në nivelin e tretë të futbollit anglez dhe dha dorëheqjen.
Në korrik të vitit 2022, ai u bë trajner i DC United në MLS dhe pas vetëm një viti u shkarkua.
Në tetor 2023, ai u bë trajner i Birmingham City, dhe më 2 janar u shkarkua pas vetëm dy fitoreve në 15 ndeshje, pas së cilës mori drejtimin e Plymouth.