Rooney: Skuadrës i duhen lojtarë të uritur, jo si Ronaldo e Pogba

07 prill 2022 | 11:25

Legjenda e Manchester Unitedit, Wayne Rooney ka shprehur kritika të ashpra ndaj drejtuesve të klubit për situatën ku ndodhet skuadra e “Djajve të Kuq”.

Duke folur në “Night Football”, në “Sky Sports” ai kërkon rithemelimin e skuadrës, ndërsa cilëson si fajtorë të mungesës së rezultateve Paul Pogban dhe Cristiano Ronaldon.

Sipas tij, këta emra nuk kanë motivimin e duhur për ta rritur grupin. “Duhen lojtarë të rinj më të uritur për ta ngritur ekipin në 2-3 vjetët e ardhshëm. Vërtet Ronaldo mbetet një kërcënim në sulm, por ai nuk është lojtari i njëjtë si në kohën kur ishte 20 vjeç”, ka thënë Rooney, i cili ka folur edhe për Pogban: “Ai ka arritur një pikë ku është më mirë për të ecur përpara. Ai nuk ka pasur ndikimin që do të kishte dashur që kur u kthye në Manchester United. Unë e shikoj atë me Francën dhe ai është një lojtar krejtësisht tjetër aty”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…