Rooney: Unë dhe 4 të tjerë kishim nën kontroll lojtarët te Unitedi
Waney Rooney ka zbuluar pjesë nga koha kur ka qenë lojtar i Manchester United.
Anglezi tregon sesi sillesh me futbollistët e rinj që transferoheshin, duke i bërë ata të silleshin mirë, pasi grupin e kontrollonin 5 futbollistë, në mënyrë që Ferguson të ishte i qetë.
“Unë, Nevill, Giggs, Schols dhe Ferdinand, që donim të mirën e skuadrës, nuk do të lejonim askënd që të sillte probleme brenda në ekip. I mbanim të gjithë nën kontroll dhe Fergusoni nuk kishte pse të bënte diçka të tillë”, zbulon Rooney.
Gjithashtu ai ka folur edhe për skuadrën aktuale të Unitedit, duke udhëzuar se ata mund të përsërisin stilin e Fergusonit. “Skuadra jonë nuk ka luajtur vetëm në sulm, madje shumë takime i kemi luajtur në kundërsulm. Asnjëherë nuk jemi futur në fushë me mendimin se do të sulmojmë gjatë gjithë kohës. Ndaj ekipeve të caktuara kemi goditur vetëm me kundërsulm dhe e kemi bërë në mënyrë të shkëlqyer”, ka deklaruar Rooney.