Rose dhe Griffin mund të bashkohen te Chicago
29 qershor 2020
| 13:48
Chicago Bulls mund të bëjë një skuadër shumë cilësore për sezonin e ardhshëm. Bulls po lidhet me transferimin e mundshëm të dy emrave të mëdhenj në vitet e fundit në NBA, Derrick Rose dhe Blake Griffin.
Organizatori dhe alo-qendra thuhet se mund të bashkohen në konferencën lindore me Bulls. Sipas raportimeve nga ShBA-ja, marrëveshja do të përfshijë emra si Thaddeu Young dhe Otto Porter jR, për Derrick Rose dhe Griffin. Gjatë edicionit 2018/19 Griffin ka regjistruar një nga sezonet e tij më të mira në aspektin ofensiv, por ka luajtur vetëm 512 minuta në 2019/20.
Rose, në anën tjetër, po rigjen ritmin që e kishte dikur, para se të lëndohej. Ky shkëmbim do të ishte ‘lotari’ për Chicago Bullsin.