Rose: Haalandi mund të qëndrojë gjatë në Dortmund

18 gusht 2021 | 12:58

Trajneri i Borussia Dortmund, Marco Rose ka thwnw se sulmuesi Erling Haaland mund të qëndrojë edhe pas sezonit 2021/2022 në Borussia Dortmund.

“Ai ka ende kontratë afatgjate me ne. Vetëm sepse flitet se ai mund të largohet vitin e ardhshëm nga Dortmund, nuk do të thotë se do të ndodhë. Në fund, Erling është ai që vendos për të ardhmen e tij. Sido që të jetë, ne jemi të lumtur që ai aktualisht luan për ne dhe kush e di, ndoshta do të jetë më shumë se vetëm edhe një sezon për të shkruar histori të jashtëzakonshme këtu”, ka thënë Rose për “Sport Bild”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nënë e torturuar nga talebanët kur ishte dy muajshe…