Rosell rrezikon të dënohet me 11 vjet burgim, dhe 59 milionë euro

25 korrik 2018 | 22:35

Ish-presidenti i klubit të Barcelonës, Sandro Rosell akuzohet për aktivitete kriminale.

Gjykata Kombëtare e Spanjës ka kërkuar që Sandro Rosell të dënohet me 11 vjet burgim dhe 59 milionë euro.

Ish-presidenti i Barcelonës akuzohet për pastrim parash dhe për aktivitete kriminale. Dënimi me burgim është kërkuar për organizimin kriminal ndërsa dënimi me gjobë për pastrimin e parave të Konfederatës së Futbollit të Brazilit, transmeton “KP”.

Kështu prokuroria nuk është ndalur me kaq, por kërkon gjithashtu edhe 7 vjet burgim për gruan e Rosellit dhe 10 vjet burgim më avokatin e tij.

Ndërkohë Prokuroria bën me dije se ka që nga viti 2006 që Sandro Rosell e ushtronte këtë lloj veprimtarie.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Organizativ ka vazhduar aktivitetin për rivarrimin e dëshmorëve të…