Roshi: Franca ka mjaft lojtarë në stol 

04 shtator 2019 | 11:13

Shqipëria do t’i zhvillojë dy takime të rëndësishme në muajin shtator teksa do të përballet me Francën dhe Islandën.

Këto ndeshje janë të vlefshme për kualifikueset e Evropianit 2020, ndërsa Odise Roshi në konferencë për medie u shpreh se nuk ka shumë për të diskutuar sa i përket rivalit të radhës, kampionëve të botës, pavarësisht mungesave që ka.

“Nuk është e rëndësishme të flasim shumë për lojtarët e Francës, pasi dihen kualitetet e tyre. Unë ndihem në formë dhe jam në gjendjen e duhur. Pastaj e vendos trajneri se me kë do të luajë. Sa herë që e ndihmoj kombëtaren ndihem vërtet mirë, pasi jap kontributin për shtetin tim”, ka thënë Roshi. “Gjithmonë ka pasur frymë të mirë, si me De Biasin, Panuccin apo Rejën. Trajneri luan me skemën nga krahët, por akoma nuk është vendosur asgjë. Edhe në Rusi unë luaj me të njëjtën skemë, por ndaj Francës luajmë kundër kampionëve të botës dhe trajneri ende nuk e ka bërë skemën. Te Franca edhe lojtarë që rrinë në stol dhe nuk e kanë problem të jenë në fushë. Nuk është mirë të flasësh që do të fitojmë apo do të humbim”, ka thënë Roshi.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse ka dështuar arritja e një koalicioni parazgjedhor mes dy…