Ross del nga spitali, kthehet në shtëpi
07 mars 2018
| 11:25
Reperi i njohur nga Amerika, Rick Ross, është kthyer në shtëpi pas katër ditësh qëndrimi në spital.
Sipas raportimeve të “TMZ”-së, Ross është kthyer në shtëpi të martën dhe po vazhdon trajtimin mjekësor. Ross ishte hospitalizuar pasi problemet shëndetësore kishin bërë që ai të ngelë pa ndjenja.
Ai është trajtuar për problem me frymëmarrje dhe pneumoni.