Rossi edhe për 2 vite pjesë e MotoGP
Pritjes së gjatë i erdhi fundi. Valentino Rossi do të jetë pjesë e MotoGP edhe për dy edicionet e ardhshme. Akordi është arritur dhe mbetet vetëm zyrtarizimi që duket se është thjeshtë një formalitet tashmë.
Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, “doktori” ka gjetur dakordësinë për të drejtuar motorin e skuderisë satelite të skuadrës Yamaha, atë të Petronas deri në vitin 2022.
Dyshimet dhe reflektimet e 41-vjeçarit të Yamaha u konkretizuar në një zgjedhje sa të çmendur aq edhe interesante. Qëndrimi edhe për tre sezone të tjera, përfshirë edhe këtë të këtij viti e shndërrojnë italianin pa dyshim në një simbol të MotoGP.
Ai kërkon që të jetë një legjendë në këtë sport dhe realizimi i objektivit është shumë pranë. Petronas nuk është një skuderi lidere, por të jep mundësinë për të dhënë maksimumin.
Numri 46 do ta shoqërojë sërish Rossin në eksperiencën e re, ku së bashku me Franko Morbidelli do të tentojnë të bëjnë surprizën në një kampionat që ecën me shpejtësi marramendëse. Rekordet janë bërë për t’u thyer dhe italiani e di fare mirë këtë.
Ai i Giacomo Agostinit është shumë pranë, vetëm 8 fitore larg atij që mban aktualisht Rossi. Edhe nëse gjërat shkojnë ndryshe, Rossi do të njihet si piloti që ka fituar më shumë tituj kampion bote, plot 9.