Rossi: Fillimi i garës është momenti më i vështirë
“Kur vjen momenti që nis gara, tensioni është i madh, përqendrimi është në maksimum, po ashtu edhe emocionet. Në ato momente shkarkohet shumë adrenalinë në sensin pozitiv. Mendoj se ai është momenti më i keq, pasi nuk ndihesh mirë, nuk je i qetë”.
Ka qenë ky rrëfimi që ka bërë piloti italian Valentino Rossi, ikona e Moto GP, që garon prej 20 vjetësh në kategorinë më të rëndësishme dhe numëron 9 tituj kampionë bote. Italiani shprehet se nisja e garës është një nga momentet më të rëndësishme të vet garës. Gjithsesi, Rossi shprehet se ai jeton për t’i përjetuar këto emocione.
“Kur nuk i përjetoj këto momente më duket sikur nuk jetoj. Ekziston edhe frika se mos gabon apo bën ndonjë manovër të rrezikshme, por e gjithë kjo situatë është emocionuese. Në fund të fundit, garojmë pikërisht për këto momente”, ka deklaruar Rossi.