Rossi: Gjithmonë objektiv kam fitoret
Dy vende të katërta të arritura në dy garat e fundit dhe mbi të gjitha kohët e mira që motori “Yamaha” ka dhënë në testet e fundit në pistën e Misanos kanë rikthyer optimizmin te piloti Valentino Rossi.
Italiani beson se në garat e mbetura të sezonit do të jetë më kompetitiv, madje synon fitoren.
“Testet në përgjithësi kanë qenë të mira, pasi jemi përmirësuar si në pjesën e pasme të motorit ashtu edhe në momentin kur hapim gazin. Ndihem më i shpejtë dhe kompetitiv”, u shpreh Valentino Rossi. “Dy garat e fundit e konfirmuan se jemi më të shpejtë dhe me pak fat mund të arrijmë diçka më shumë në garat e mbetura. Fitorja mbetet gjithnjë një objektiv për mua dhe nëse Yamaha do të jetë e shpejtë mund t’ia dalë mbanë deri në fund të sezonit”, ka deklaruar Rossi.