
Rossi: Nuk meritoja të kisha Lorenzon si shok skuadre
Piloti italian Valentino Rossi, në një deklaratë për media, ka folur për marrëdhëniet që ka pasur me spanjollin Jorge Lorenzo, dikur të dy shokë skuadre te Yamaha.
“Nuk meritoja të kisha një shok skuadre si ai te Yamaha, pas gjithë atyre gjërave që kisha bërë për motorin japonez. Kisha nevojë për një pilot pak më të avashtë dhe do të kisha triumfuar sërish”, ka thënë Rossi.
Gjithsesi, legjenda italiane e MotoGP, që do të tërhiqet nga sporti në fund të këtij sezoni, shton: “Piloti më i vështirë për t’u mundur ishte Casey Stoner, pasi ishte shumë i talentuar. Jam pilot që i përdor mirë të dyja duart, ndaj dhe jam i shpejtë në të dyja kthesat, majtas e djathtas. Jo të gjithë pilotët kanë një shans të tillë, pasi unë e përdor gazin mirë me të dyja duart”.