Rossi: Nuk mund të mbyll karrierën kështu

25 prill 2020 | 18:33

Botërori i vitit 2020 në MotoGP, është drejt pezullimit të plotë. Koronavirusi ka ndikuar që shumë gara të mos zhvillohen dhe skuderitë janë pesimiste rreth rikthimit në pistë. Valentino Rossi është një legjendë e gjallë e këtij sporti, aty ku është shpallur 9 herë kampion bote në kategori të ndryshme.

“Jam në një situatë të vështirë. Dua të vazhdoj edhe për sezonin e ardhshëm, jam i motivuar dhe kam dëshirë për të garuar, por duhet të kuptoj nivelin tim të konkurrencës. Kam vuajtur shumë në fazën e dytë të sezonit të kaluar, shumë herë nuk kam qenë i shpejtë”, flet italiani rreth së ardhmes, në një intervistë dyshe me Maverick Vinales, shokun e tij të skuadrës te Yamaha.

“Rifillimi i garave? Dua të jem optimist dhe shpresoj të nisim në gusht. Unë duhet të kem marrë një vendim deri atëherë. Dua të garoj, por duhet të vendos pa zbritur në pistë. Dëshira ime është që të vazhdoj, do ishte korrekte të garoja edhe një sezon përpara tërheqjes përfundimtare”, thekson “doktori”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ardhjen e stinës së pranverës, shtohen dhe rastet e…